Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes me Këshillimin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se kjo nismë është në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe në të mirë të rritjes së sigurisë kombëtare.
“Marrëveshja do të përcaktojë format e bashkëpunimit, procedurat e kalimit kufitar, ndihmës, kalimin e pajisjeve, strehimin dhe ndihmën e të zhvendosurve, përdorimi e avionëve”.
Poashtu në këtë mbledhje është marrë vendim për themelimin e Komisionit Mbikëqyrës për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi për hapjen e kalimit kufitar të përbashkët Kotlovë – Kuqishtë për trafikun rrugorë.