“Kosova është koloni amerikane”

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Themeluesi i partisë “Front National” (Fronti Popullor) Jean Mari le Pen, tash në konflikt dhe në kontest gjyqësor me të bijën Marine le Pen rreth trashëgimisë së kësaj partie, ka thënë se Kosova është bërë koloni strategjike amerikane dhe se SHBA-ja aty ka bazën më të madhe ushtarake në Evropë.

“Kjo ua mundëson autoriteteve në Kosovë që të bëhen të rëndësishme. Deri kur, do ta shohim”, citon “srbijadanas” të ketë thënë Le Pen pa treguar se ku ka thënë ai kështu.

Le Pen, sipas këtij portali serb ka thënë se është kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës, ndërkohë që Franca zyrtare ka përkrahur themelimin e saj, transmeton Koha.net.

Sipa Le Penit, shqiptarët me demografi dhe me ndihmën e Perëndimit, e kanë larguar Serbinë nga Kosova.

“Sikur Putini të kishte qenë atëhërë në pushtet në Rusi, SHBA-ja nuk do ta kishte bombarduar Serbinë dhe Kosova nuk do të ishte e pavarur”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme