Kosova merr çmim nga “Europa Nostra” për Eposin e Kreshnikëve

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 13:46 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, me ftesë të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, po merr pjesë në aktivitetin shkencor promovues me rastin e dhënies së çmimit special “Europa Nostra” 2016 për projektin shkencor “Eposi shqiptar drejt programeve të UNESCO-s”.

Këtë projekt e ka financuar MAShT dhe rëndësia e tij është shumë e madhe për njohjen e traditës së kërkimit epik dhe për promovimin e vlerave që ka eposi shqiptar për trashëgiminë kulturore jo-materiale.

Me këtë rast, ministri Bajrami uroi për këtë çmim dhe për përkushtimin e tyre të gjithë ata që kanë punuar në këtë projekt shkencor dhe theksoi se çmimi special “Evropa Nostra” ka rëndësi të veçantë, sepse Eposi i Kreshnikëve për herë të parë vlerësohet në shkallë evropiane.

Ministri Bajrami, ndër të tjera tha se, kjo pasuri e madhe poetike shqiptare duhet të jetë e mbrojtur nga UNESCO-s, pra duhet të renditet si një nga vlerat e trashëgimisë botërore të njerëzimit.

Eposi 1

 

Të ngjashme