Gjykata e Arbitrazhit për Sport e ka hedhur poshtë apelin e Federatës serbe të Futbollit kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA.
Gjykata, me seli në Lozanë të Zvicrës, ka thënë se Kosova ka plotësuar standardet e UEFA-s sepse “njihet si shtet nga shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara”.
Federatat evropiane e futbollit në muajin maj kanë votuar në favor të pranimit të Kosovës si anëtare e UEFA-s, megjithë kundërshtimet e Serbisë.
Vendimi i UEFA-s u pasua nga pranimi i Kosovës edhe në federatën botërore të futbollit, FIFA, një javë më pasë, duke ia mundësuar shtetit të ri ballkanik pjesëmarrjen në garat e kualifikimit për në Kupën e Botës që më 2018 do të mbahet në Rusi, një vend që nuk e njeh Kosovën si shtet.
Serbia iu drejtua kësaj gjykate pasi në maj të vitit të kaluar Federata e Futbollit e Kosovës u anëtarësua fillimisht në UEFA e më pas edhe në FIFA. Serbia parashtroi ankesë me pretekst se me anëtarësimin e Kosovës u shkel Statuti i UEFA-s, mirëpo edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje dhe Kosova me të drejtë është bërë pjesë e familjes evropiane dhe botërore të futbollit.