Kosova do ta hap Ambasadën në Tajlandë.
Hapja do të bëhet me datën 22 dhjetor.
Lajmin e konfirmoi ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
“Më 16 dhjetor e kemi inauguruar Konsullatën e Përgjithshme në Hamburg. Më 22 dhjetor do të hapim Ambasadën në Tajlandë “-tha Pacolli.