Federata Skitare e Kosovës (FSK) në kalendarin e saj për sezonin e ri ka paraparë t’i mbajë dy gara në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Por, as Kupën e Brezovicës që është paraparë të mbahet në janar e as garën ndërkombëtare në shkurt të vitit të ardhshëm nuk do t’i mbajë.
FSK-ja nuk ka arritur marrëveshje me ata që menaxhojnë shtigjet në Brezovicë, meqë kanë vënë kushte që për palën kosovare janë të papranueshme, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas zyrtarëve të FSK-së, serbët që menaxhojnë me shtigjet dhe pajisjet tjera për skijim në këtë qendër kanë vënë si kusht kryesor mosshfaqjen e simboleve shtetërore.