Kosova humb nga Danimarka, shpresat në fitoren e Qipros

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 17:07 | Nga

Kosova ka humbur ndeshjen e fundit në fazën parakualifikuese për Kampionatin Evropian 2018 në futsall.

Kosova humbi 2 me 1 në ndeshjen ndaj Danimarkës dhe tani shpreson në një fitore të Qipros ndaj Norvegjisë në mënyrë që të ecë tutje në Evropian.

Kosova ishte e para në epërsi përmes një goli të Dobroshit në pjesën e parë, por dy gola nga danezët në pjesën e dytë mjaftuan për rikthim dhe humbjen e Kosovës.

Danimarka dhe Kosova mbyllin Grupin E parakualifikues me pikë të barabarta (6), por danezët janë të parët për shkak të fitores në takimin e ndërsjellë. Në orën 17:30 luhet ndeshja tjetër e grupit mes Qipros e Norvegjisë që do të jetë vendimtare edhe për fatin e Kosovës. Kosovës i duhet që Qipro të fitojë. Kjo pasi që fitorja e Qipros barazon të tri ekipet në tabelë me pikë dhe më pas vlen si rregull vetëm goldiferenca në ndeshjet mes ekipeve me pikë të barabarta, në të cilën Kosova ka përparësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme