Kosova i ofron Shqipërisë përvojën në fushën e kadastrës fiskale

Tiranë | 18 Jan 2017 | 15:05 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, nënshkruan të mërkurën në Tiranë një memorandum mirëkuptimi, me të cilën Kosova merr përsipër të ofrojë mbështetje teknike për realizimin e Kadastrës Fiskale në Republikën e Shqipërisë.

Për realizimin e këtij Memorandumi, Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë merr përsipër të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës duke vënë në dispozicion strukturat dhe kapacitetet e nevojshme me qëllim realizimin e Kadastrës Fiskale në Shqipëri, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, Ministria e Financave e Republikës së Kosovës merr përsipër të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet dhënies së asistencës përgjatë procesit të realizimit të Kadastrës Fiskale në çdo hap të tij, duke siguruar informacionet që lidhen me objektin e Memorandumit si dhe merr përsipër që bazuar në eksperiencën e saj mbi funksionimin e Kadastrës Fiskale në Republikën e Kosovës, të ofrojë asistencë lidhur me infrastrukturën ligjore që aplikon për administrimin dhe mbledhjen e taksës së pasurisë së paluajtshme.

Po ashtu, ministrat Hoti dhe Ahmetaj takimit të përbashkët në Tiranë, ku pjesë e delegacionit ishin edhe drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore Sakip Imeri, u.d. drejtori i përgjithshëm i Doganës Fahri Gashi, si dhe drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë Shkelzen Morina shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit për funksionalizimin e pikës së përbashkët Doganore në Portin e Durrësit dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe informacioneve nga fushëveprimi i doganave dhe administratave tatimore të të dyja vendeve.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, shpreu besimin se këto marrëveshje janë në funksion të liberalizmit të plotë të dy ekonomive. “Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një klime më të favorshme për të bërë biznes dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në mënyrë që sektori privat si promotor i zhvillimit ekonomik i të dy vendeve të merr një kahje më të mirë zhvillimore”.

Ndërsa, ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, tha se takimet e tilla çdo herë janë frytdhënëse dhe në dobi të të dyja vendeve. “Shqipëria dhe Kosova nuk janë dy tregje. Ne kemi bërë hapa konkretë në funksion të unifikimit të tregjeve tona, rritjes së volumit tregtar dhe nxitjes së shkëmbimeve dypalëshe”, shtoi Ahmetaj.

“Sistemi i Përbashkët i Tranzitit, i finalizuar në dhjetor 2016, përmes ndërlidhjes automatike të sistemeve elektronike, u mundëson tashmë bizneseve nisjen e një procedure transiti në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës dhe mbylljen e tij në vendin tjetër, duke shmangur kontrollet e panevojshme kufitar dhe reduktuar ndjeshëm kohën dhe kostot për sipërmarrjen”, theksoi ministri shqiptar.

Ndërsa, duke folur për marrëveshjen për realizimin e kadastrës fiskale, Ahmetaj tha se kjo do ta ndihmojë Shqipërinë për një administrim më të mirë dhe iu jep vlerë pronave të Shqipërisë. “Unë dua të kopjoj Kosovën për sistemin e fiskalizimit të pronave”.

Dogana e Kosovës do të hapë Zyrë të Operimit në Portin e Durrësit

Image may contain: 2 people, people standing, sky, outdoor and water

Në takimet mes delegacioneve Kosovë-Shqipëri është biseduar dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushat përkatëse, si dhe për përmbushjen e obligimeve që dalin nga marrëveshjet e nënshkruara mes dy Qeverive.

“Në këtë takim u bë e ditur se është bërë progres në shumicën e çështjeve që janë dakorduar gjatë takimeve të mëparshme ndërmjet dy ministrive, gjithashtu kemi identifikuar disa çështje, për të cilat pritet një intensifikim më i shtuar, siç është luftimi i ekonomisë joformale, krijimi i lehtësirave të ndërsjella për zhvillimin e bizneseve, si dhe krijimin e një pike të përbashkët Doganore në Portin e Durrësit, si masë për qarkullim më të shpejtë të mallrave të cilat hyjnë në Shqipëri dhe kanë destinacion Kosovën. Për këtë falënderoj ministrin Arben Ahmetaj dhe Qeverinë e Shqipërisë për gatishmërinë që po na ofron në këtë drejtim”, tha ministri Hoti.

Ai theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një klime më të favorshme për të bërë biznes dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në mënyrë që sektori privat si promotor i zhvillimit ekonomik i të dy vendeve të marrë një kahje më të mirë zhvillimore.

Gjatë ditës, dy ministrat vizituan edhe pikën doganore në Portin e Durrësit, ku bënë të ditur se Dogana Shqiptare, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë filluar një projekt të përbashkët për hapjen e Zyrës së Operimit të Doganës Kosovare pranë Degës së Doganës Durrës.

Ministrat Hoti dhe Ahmetaj, këtë pikë doganore, e cilësuan si projekt me shumë rëndësi, sidomos për qarkullim më të shpejtë të mallrave të cilat hyjnë në Shqipëri dhe kanë destinacion Kosovën.

Image may contain: 10 people, people standing, suit and indoor

Image may contain: 5 people, people standing

Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 7 people, people sitting, people standing and suit

Image may contain: 2 people, people standingImage may contain: 2 people, people standing

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: 2 people, people standing, bridge, outdoor and water

Të ngjashme