Kosova ia ekstradon një shtetas të saj Suedisë, kërkohej nga Interpol

Prishtinë | 31 Kor 2026 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Kosova e ka ekstraduar drejt Suedisë një shtetas të saj, i cili po kërkohej nga Interpol.

Policia e Kosovës tha se pasi e arrestoi atë e ekstradoi përmes aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  sot me datë 31.07.2026  përmes aeroportit “Adem Jashari” Prishtinë, ka bërë ekstradimin e shtetasit të Suedisë, A.B., nga Republika e Kosovës për në Suedi. I dyshuari ishte  arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë”.

Policia tha se ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Suedisë.

Të ngjashme