Nën presionin për të ecur përpara me dialogun e Brukselit, Kosova ka ndërmarrë hapin e radhës drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.
Të enjten Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me presidentin Hashim Thaçi kanë riaktivizuar ekipin menaxherial, i cili do të bëjë hartimin e statutit për Asociacionin e dakorduar me Serbinë.
Ky proces, sipas Qeverisë, do të bëhet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi..