444.9 milionë euro është vlera e mallrave që Kosova ka importuar nga Serbia gjatë vitit 2021.
Këshilltari i kryetarit të Odës Ekonomike të Serbisë, Nenad Gjurgjeviq, thotë për “Kosovo Online” thotë se këto shifra tregojnë se ka pasur rritje të eksportit krahasuar me vitin paraprak.
Sipas tij, ndalimi i eksportit të mallrave të caktuara nga Serbia nuk mund të rrezikojë ekonominë, por mund të krijojë humbje për kompanitë, sidomos kur ka teprica.
“60.5 për qind më shumë se në vitin 2020, kur këmbimi ishte 277.1 milionë euro, përkatësisht eksportet në Kosovë u rritën për 60.4 për qind, ndërsa importet për 61.2 për qind”, tha Gjurgjeviq.
Mes tjerash, bëri të ditur se më së shumti është eksportuar ujë, benzinë motorike, grurë, rrymë, kontejnerë alumini, vaj luledielli, pije joalkoolike, sheqer të fortë dhe misër.
Ndërsa, nga Kosova janë importuar gypa, mjedra të ngrira, lëkurë lope, hekur, radiatorë për ngrohje qendrore dhe linjit.
Nga vendet e rajonit, Serbia ka tregtinë më të madhe me Maqedoninë e Veriut, theksoi Gjurgjeviq, ndërsa shtoi se në periudhën janar-dhjetor 2021, ajo ishte 1,122.6 miliardë euro dhe shënoi një rritje prej 30.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.