Kosova ka pasur nevojë për ndryshime, por ndryshime pozitive politike, jo për diskurs të njëjtë!
Do ta quaja patriotizëm politik, partinë e cila do të kishte fokus në dukuritë negative që na kanë bërë sikur të jetojmë në agoni/ankth.
Patriot në politikë mund të quhet ai që fokusohet dhe lufton politikisht për:
– Pavarësim ekonomik dhe politik (posaçërisht ekonomik) nga Serbia;
– E rritë dhe zhvillon ekonominë, veçanërisht kategorinë e punësimit dhe e ndal emigrimin;
– E ulë korrupsionin në nivel të shteteve të zhvilluara apo në zhvillim;
– Bën lehtësira ekonomike dhe e motivon biznesin për taksa apo të hyra më të larta buxhetore;
– E ndalon rreptësisht nepotizmin;
– E depolitizon administratën publike dhe arsimin;
– I motivon dhe vlerëson drejt profesionistët duke i vendosur në pozita kyçe, jo politike;
– Krijon institucione dhe modele tashmë të njohura në botë, publike-private dhe i angazhon në fonde për ndarje të drejtë të parasë publike të zotuar për krijim të vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik;
– Bën planifikim urban, me përfshirje të komunitetit dhe e mbyllë këtë kaos;
– E respekton qytetarin pavarësisht mendimit dhe përkatësisë politike dhe kombëtare të tij;
– E funksionalizon dhe e profesionalizon administratën publike;
– E përkrah sektorin privat, pa rezerva deri sa punëtorët në këtë sektor të kenë së paku kushte të barabarta me ata të sektorit publik;
– Shfrytëzon potencialet tona natyrore dhe humane, vetëm për qëllim të zhvillimit të gjithëmbarshëm;
– E rritë subvencionimin për bujqësi dhe ndërton politika dhe investime që e zhvillojnë bujqësinë;
– Bën planifikim afatgjatë strategjik, duke i përfshi të gjithë aktorët, politik dhe jo politik, privat dhe publik, ashtu siç duhet dhe është e patjetërsueshme;
– E krijon fondin për sigurime shëndetësore;
– E funksionalizon institucionin e shëndetësisë;
dhe shumë e rëndësishme,
– E ngrit, me ligj, e me detyrim, kualitetin në arsim, duke e financuar nga shteti kualitetin e detyrueshëm.