Ekzistojne dy te verteta, te cilat duhet ti balancoj qeveria e Kosoves:
Tash, ligjet dhe rregullat e ZRRE thone se çdo investim ne sektorin e energjise, shpenzimet e prodhimit e importit duhet te reflektohen ne fatura. E ne anen tjeter, kjo rritje e çmimeve eshte e vertete qe e rrit edhe varferine e konsumatoreve te energjise.
Ne kete situate si kjo, nuk ka rrugadalje tjeter perveç rritjes se çmimeve (ose me vazhdu me subvencioni koston ashtu qysh ka ndodhe ne forma te ndryshme deri tash). Por njekohesisht, qysh tash qeveria duhet me pune intensivisht per te ule konsumin e energjise permes projekteve te eficiences se energjise.
Kushdo qe mashtron se me rezoluta politike do ta obligojne ZRRE-ne qe te mos i rrit cmimet, tregon se nuk ua ndine fare per procedura dhe pavarisine e nje institucioni te pavarur qe vet e kane themelu si autoritet vendimmarres per çmimet e rrymes.