Kosova kundër vendit që ia ka dhënë kapitenin

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 08:50 | Nga

Polonia i ka dhënë shumë Kosovës në basketboll. Ia ka dhënë kapitenin, liderin, përkatësisht lojtarin rreth të cilit është formuar përfaqësuesja e Kosovës, dhe që ende funksionon në atë mënyrë. Tani polakët do të japin maksimumin për të ndaluar lojtarin që ia hapën rrugën për t’iu bashkuar Kosovës.

Dardan Berisha pritet të jetë rreziku më i madh për përfaqësuesen polake, kur të përballet me Kosovën në kuadër të raundit të parë të eliminatoreve për botërorin e vitit tjetër, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja Poloni – Kosovë luhet të premten (sot, 19:00) në palestrën “Mistrzow” në Wloclawek të Polonisë. Palestra me kapacitet, që pritet të jetë e mbushur të premten mbrëma, shpesh është bërë e zhurmshme nga tifozët pas shënimeve të Dardan Berishës.

Kjo palestër ishte shtëpi e kapitenit kosovar kur ai po luante për skuadrën e madhe polake Anwil. Fundori do të mundohet sërish të shënojë sa më shumë, mundësisht sa më shpesh për tri pikë, por shënimet e tij nuk do të ngritin në këmbë tifozët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme