Kosova larg standardeve të BE-së për zhvillimin e burimeve alternative të energjisë, kërkohet plan konkret i veprimit

Prishtinë | 30 Tet 2024 | 13:46 | Nga Gzim Mujaj

Instituti Riinvest në kuadër të debatit “Çfarë miksi i energjisë na duhet – si ta mbjellim energjinë e gjelbër në mbretërinë e qymyrit?, ka mbajtur edhe një panel diskutimi me përfaqësues të ekzekutivit, partive politike dhe shoqërisë civile, raporton Ekonomia Online.

Në këtë panel u tha se dy dokumentet Strategjia Kombëtare e Energjisë 2022-2031 dhe Planin Nacional për Energji dhe Klimë 2025-2030, janë mirë të zhvilluar por që iu mungon një plani i veprimit për të dal nga përdorimi i qymyrit.

Besim Veselaj, nga Departamenti i Energjisë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, tha se nuk mund të paramendohet edhe në një periudhë afatgjate që Kosova të funksionoj pa linjit.

Ai tha se duhet një kalim gradual nga linjiti në burime të tjera dhe të shkohet në hapa të domosdoshëm që vendi të arrijë në BE, për sa i përket zhvillimit të burimeve të ripërtrishme dhe burimeve alternative, duke mos rrezikuar sigurinë e furnizimit.

“Është e vërtet që siguria e furnizimit edhe procesit të dekaborinimzit dhe integrimi i Kosovës në fushën e energjisë në BE, në një farë forme ka marr për bazë strategjinë e energjisë agjendën e gjelbër. Cilat kanë synime kryesore të energjisë, është siguria e furnizimit, ne jemi në një situatë të cilin jemi. Ne nuk mund të paramendojmë që në një periudhë afatmesme, ndoshta edhe në një periudhë me të gjatë pa linjtë, unë nuk do ta quaja armik. Po mos ti kishim linjitin edhe këto kapacitet sot këtu unë nuk e di se si do të bisedonim. E dyta burimet e ripërtritshme është e vërtet që tani e 20 e diçka vite, vërtet kanë qenë shumw tw ngadalshme”.

“Edhe orientimi kryesor përpara ka qenë në hidrocentrale. Çka ka bërë strategjia, strategjia në 1 është munduar që të zhvilloj miksin energjetik, 2 gradualisht të tregoj që ne po duam një trazimin energjetik dhe duam me kaluar dhe me dal nga linjiti në burime të tjera dhe 3 këto para që duhen shumë, strategjia thotë se duhen mbi 3 miliard që duhen. Ky është një proces që do të shkojë ngadalw”, ka thënë ai.

Bernard Nikaj, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë tha se për më shumë se 20 vite asnjë qeveri edhe pse ka pasur plane të mirë apo të këqija sa i përket sektorit të energjisë, nuk i kanë implementuar.

Ai shtoi se nuk është koha që të flitet më se sa kemi dokumente të mira, por duhet që të fillojw zbatimi i tyre.

“Sfidat e energjisë janë në një formë shpërfaqje e dy realiteteve të cilat në po jetojmë. Një realitet është mos përgjigja ndaj sfidë së energjisë dhe furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshme është një dështim shoqëror në këto 25 vite të fundit pa marr parasysh cila qeveri ka qenë, kanë pasur ide të mira e të këqija që nuk kanë implmentuar. Çështja e dytë është se ne si shoqëri në Kosovë e kemi një bindje që koha nuk luan rol, sepse po ta kishin një urgjencë që të adresojmë këto sfida do t’i kishim adresuar deri tani duke bërë gabime që do të ishte prapë një situatë më të mirë”.

“E treta është që jemi në një situatë që përmirësimi i këtij miksi energjetik është një domosdoshmëri e cila nuk rrjedh prej një vetëdijesimi tonë qeverisës në vend por rrjedh prej një nevoje dhe urgjence që vjen nga procesi i integrimit të Kosovës në BE. Jemi në një situatë që duhet të gjejmë zgjidhje për shkak të këtij presion që vjen nga BE-ja. Për të ju përgjigj kësaj nuk mjafton që të kemi strategji të mirë. Tani Ka ardhur kohe që të fillojmë t’i zbatojmë dokumentet”, ka thënë ai.

Trim Ternava, drejtor ekzekutiv dhe Partner në Sunvolta Energy (TK), tha se Kosova si opsion të vetëm tani për të zëvendësuar linjtin e ka gazin, raporton EO.

“Po pajtohem që mentaliteti dhe vullneti politik janë dy sfidat kryesore dhe po shpresoj që në këto zgjidhje nuk do të ketë premtime që do të këtë ulje të çmimit të rrymës elektrike. Problemi është që energjia bazë nuk mund të zëvendësohet me energji të ripertritshme që është variabile. Energjia bazë vjen nga burimet që nuk varen nga jashtë, Kosova i ka vetëm dy opsione, gazin dhe reaktorët që nuk ka shumë aplikim. Opsioni i vetëm na mbete gazi”, ka thënë ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme