Në mesin e artistave që kanë lënë gjurmë në botën e artit këtë vit është edhe një kosovar.
Ai është Petrit Halilaj i cili është listuar nga My Art Guides së bashku me 45 artistë të tjerë të botës.
Halilaj i cili është nga Skenderaj dhe tani punon dhe jeton në Berlin të Gjermanisë, ka futur Kosovën në këtë listë me ekspozitat e tij të mbajtura në Paris, Berlin dhe në Londër.
Halilaj momentalisht e ka të hapur ekspozitën “Shkrepëtima” në Fondazione Merz, deri me 3 shkurt.