Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka mbajtur konferencë për medie në të cilën ka njoftuar se në qershor do të zhvillohen katër ndeshje miqësore, raporton Ekonomia Online.
Ai ka treguat se ka zgjedhur 23 lojtarë dhe se 2 do të mungojnë për shkaqe shëndetësore.
“Në ndeshjen kundër San Marions dhe Maltës mungojnë disa lojtar portieri Muriq dhe Dreshoviq pasi ky i fundit ka rezultuar pozitiv me Covid. Kemi 23 futbollistë që mendojmë se është zgjedhja e duhur për këtë kamp dhe këto dy takime”.
Challandes ka treguar se në këto ndeshje u ka dhënë mundësi lojtarëve të rijnë në mënyrë që të shihet nëse mund të llogaritet në ta për të ardhmen.
“Mendoj që nga kjo listë do të jetë rast i mirë për lojtarët të tregojnë vetën. Kemi futbollistë të rijnë që mund të jenë interesant. Mendoj që këto dy takime të jenë rast i mirë të tregohet se sa mund të llogarisim në ta në të ardhmen”, është shprehur ai.
I pyetur për formacionin statuse Challendes ka thënë se akoma nuk kanë vendosur një formacion përfundimtar, por që qëllimi i tij patjetër që është fitorja dhe rritja e konkurrencës brenda ekipit, raporton EO.
“Qëllimi i parë mbetet fitorja dhe rritja e konkurrencës brenda ekipit. Kurse sa i përket formacionit do të shohim se si është gjendja fizike e lojtarëve prandaj do të gjejmë një balacë dhe të shohim për secilin lojtar se çfarë pozicioni mund ta përballojë”, është përgjigjur ai.