Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot (e premte) miqësoren e dytë të muajit qershor, pasi do të ndeshet me Përfaqësuesen e Maltës.
Disa ditë pas fitores ndaj San Marinos në Prishtinë, djelmoshat e Bernard Challandes zhvillojnë miqësoren e radhës.
Sot (e premte), Dardanët e kanë në orar ndeshjen ndaj Maltës me fillim nga ora 18:00, ndërsa është e treta në përgjithësi mes dy vendeve.
Kjo ndeshje është e paraparë të zhvillohet në ‘Worthersee Stadion’ të Klagenfurt në Austri.
Ndeshja e fundit e zhvilluar mes dy vendeve ka përfunduar me fitoren e thellë 5-0 të Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.