Kosova i lyp hua BERZH-it për autostradën 31 kilometërshe

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 09:55 | Nga

Kosova ka aplikuar për hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane për Investime për projektin e autostradës, ka thënë BERZH-i.

Projekti i propozuar, me një kosto prej rreth 140 milionë eurosh, kërkon ndërtimin e autostradës 31 kilometërshe nga Kijeva/Klina në Zahaq, afër qytetit perëndimor të Pejës, sipas njoftimit të prokurorimit në uebfaqen e BERZH-it të mërkurën, shkruan Seenews, transmeton Klan Kosova.

Projekti do të implementohet nga Ministria e Infrastrukturës së Kosovës.

Para-kualifikimi për tenderim pritet të anësohet në çerekun e dytë të vitit 2018.

Të ngjashme