Kosova me 1.586.659 banorë rezidentë – Kurti e konsideron një nga projektet më me prioritet këtë vit

Prishtinë | 12 Kor 2024 | 11:12 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, sipas të cilave Kosova ka 1.586.659 banorë, prej të cilëve 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra, raporton Ekonomia Online.

Deri më tani janë regjistruar edhe 600 mijë banorë jorezidentë. Ndërkaq nga 38 komuna të Kosovës, 9 prej tyre kishin rritje, 29 të tjera kishin zvogëlim të numrit të popullsisë.

Me rastin e publikimit të këtyre statistikave kryeministrit Albin Kurti, ka folur për rëndësinë e statistikave, duke thënë se ato janë të rëndësishme për të ardhmen.

Kurti tha se realizimi i regjistrimit të popullsisë ishte një nga projektet më me prioritet të qeverisë gjatë këtij viti.

“Pa të dhëna të sakta, pa statistika edhe vendimet do të jenë jo të sakta. Në demokraci marrja e vendimeve politike është shumë me rëndësi  të mëdha. Unë jam krenar si kryeministër për përkushtimin dhe angazhimin e atyre që morën pjesë në këtë proces. Unë personalisht në një periudhë të shkurtër kohore kam biseduar disa herë ASK-në për të ofruar mbështetjen time. BE, USAID bazohen në të dhëna tjera statistikore për të marrë vendime të tjera. Ky angazhim e rrit integrimin në arenën ndërkombëtare. Një agjenci e fuqishme e statistikave e cila ofron statistika të rëndësishme është një agjenci e çmuar për vendin”, është shprehur Kurti.

Më tej, Kurti tha se nxjerrja e të dhënave të plota dhe të sakta do t’iu mundësojë vendimmarrësve, duke filluar nga niveli lokal e qendror për orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët.

“Në një mënyrë, statistikat e mirëfillta janë si GPS-i për të ardhmen e vendit tonë. Me të dhëna të sakta, jemi të sigurtë se nuk do ta humbim rrugën dhe do ta gjejmë destinacionin tonë, përndryshe pa to do të përfundojmë duke bërë rrotullime e rrjedhimisht të humbim resurse të vlefshme”, tha Kurti.

Pa statistika cilësore, edhe vendimet mund të jenë jo cilësore. Statistikat janë një e mirë publike dhe duhet përdorur për marrjen e vendimeve bazuar në dëshmi. Në demokraci, marrja e vendimeve politike duke u bazuar në dëshmi është shumë më rendësi për të ofruar

Koordinatorja për Zhvillim në Kombet e Bashkuara, Arnhild Spence, tha se zhvillimi i qëndrueshëm bazohet në të dhëna dhe se në Kosovë kemi shumë të tilla.

Sipas saj, ASK në këtë projekt e ka zbatuar me standarde ndërkombëtare.

“Regjistrimi i popullatës është një arritshmëri në shtegtimin kosovar drejt zhvillimit. Pa të dhëna nuk mund të arrijmë të mos e lëmë askënd prapa. Jam shumë krenar për pjesëmarrjen e të gjithë regjistruesve, lëvdata për ASK që ka zbatuar standarde ndërkombëtare. OKB do të vazhdoj që të investojë në këtë drejtim”, u shpreh ajo.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, ka theksuar se i gjithë procesi i regjistrimit ka qenë digjital.

Sipas tij të dhënat janë publikuar për rezidentë por edhe për diasporën. Ai tha se procesi i regjistrimit për diasporën do të vazhdojë deri në fund të gushtit dhe i ka ftuar mërgimtarët që të shfrytëzojnë mundësinë për t’u regjistruar.

“Mosha mesatare në Kosovë është 34.82 vjet. Raporti gjinor nuk ka ndryshime krahasuar më regjistrimin e kaluar. Janë 560 mijë banesa të banueshme, ekonomit familjare janë në rritje me 353 mijë. Ky është numri i popullsi rezidentë në Kosovë, nuk përfshihet diaspora. Kosova ka 1,586,659 banor rezident. 600 mijë janë nga diaspora. Nga 38 komuna të Kosovës, 9 prej tyre kishin rritje, 29 të tjera kishin zvogëlim të numrit të popullsisë”, tha Kastrati.

Sipas tij rezultatet përfundimtare të procesit do të publikohen ne dhjetor të këtij viti.

“Rezultatet përfundimtare nuk pritet të ndryshojnë shumë nga ato paraprake. Në 4 komunat veriore të Kosovës, pati bojkotim në pjesë të madhe, sidoqoftë ka një pjesëmarrje të qytetarëve. Cilësia e të dhënave është më e lartë në krahasim me regjistrimin e kaluar. Teknologjia na mundësi monitorimin dhe publikimin e këtyre të dhënave”, është shprehur Kastrati.

Eduard Jongstra, nga UNFPA, ka thënë se nga mbikëqyrja që kanë bërë gjatë regjistrimit, pyetësori ka përmbushur standarde ndërkombëtare si dhe përdorimi i teknologjisë së fundit është mbresëlënës.

Ai ka shtuara se më të dhënat që janë arritur, ASK duhet që të jetë krenare.

“Ne kemi vëzhguar intervista për se afërmi. Kemi vërejtur edhe pse nuk na qenë objektiva jonë kemi vërtetuar që pyetësori i përmbush të gjitha rekomandimet që ekzistojnë në arenën ndërkombëtare. Çfarë kemi hasur që ka qenë mbresëlënës ka qenë përdorimi i teknologjisë moderne. Përdormi i tabletave ka qenë i suksesshëm në Kosovë dhe ka qenë i suksesshëm në shumë shtete tjera. Në lidhje me këtë ka qenë edhe përdorimi i të dhënave GPS. Rezultatet e kësaj ankete janë mbresëlënëse, shkalla e mbulushmërisë është 98.6 për qind, është jashtëzakonisht e lartë, kjo është diçka me të cilën mund të krenohet ASK-ja”, u shpreh ai.

Të ngjashme