Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpalosur rezultatet dhe të gjeturat e Indeksit të Integritetit në sektorin e Mbrojtjes (GDI) të realizuar nga Transparency International Defense and Security, raporton Ekonomia Online.
Në këtë raport 86 shtete janë matur në fuqinë e masave të tyre mbrojtëse kundër korrupsionit në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë ku Kosova është përfshirë për herë të parë, raporton Ekonomia Online.
Diana Metushi-Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se Kosova ka marr 42 pikë nga 100.
E kjo sipas saj, e vendosë Kosovën e rangun e lartë të korrupsionit në sektorin e mbrojtjes e sigurisë.
Në rajon po ashtu, edhe Shqipëria e Serbisë janë vlerësuar me korrupsion të lartë në këtë sektor.
“Në aspektin e mbikëqyrjes parlamentare, kontesti është shumë i polarizuar politik i Kosovës. Anëtarët mungojnë në Kuvend”.
“Nganjëherë në mungesë të bojkotit ka ndikuar në mbikëqyrjen e legjislacionit për siguri. Siç ka theksuar KE, mbikëqyrja e FSK-së vazhdon të jetë e pamjaftueshme”.
Sipas GDI, Kosova, duke qenë një lojtar i ri i sigurisë në rajon, ende po zhvillon aftësitë e saj mbrojtëse dhe rreziqet e korrupsionit në këtë sektor janë të larta. Përderisa Kosova ka një kornizë të fortë legjislative për mbrojtjen, mbetet një boshllëk i dukshëm në zbatim, i cili ka rezultuar në mbikëqyrje të dobët parlamentare, transparencë të dobët, procedura të fshehta të prokurimit dhe një mjedis të pasigurt për sinjalizuesit.
Sipas këtij indeksi, dështimi për të korrigjuar këto çështje mund të bëjë që shpresat kosovare për një ushtri kombëtare profesionale të shuhen përmes menaxhimit të keq financiar dhe korrupsionit, i cili mund të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme ambiciet në rritje rajonale dhe ndërkombëtare të Kosovës.
Pikat kryesore globale
Raporti për Kosovën mund te gjendet në:https://kdi-kosova.org/publikimet/indeksi-i-integritetit-te-sektorit-te-mbrojtjes-gdi-raporti-per-kosoven/
Indeksi i Integritetit të Mbrojtjes së Qeverisë tregon se vendeve që kontribuojnë ose drejtojnë ndërhyrje të mëdha ndërkombëtare u mungojnë masat kryesore kundër korrupsionit në operacionet e tyre ushtarake. Rezultatet e plota këtu: https://ti-defence.org/gdi/