Kosova me pesë boksierë në turneun e Kumanovës

Prishtinë | 01 Qer 2023 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në boks do të paraqitet me pesë boksierë në turneun ndërkombëtar “Miroslav Petkoviç”, i cili do të mbahet në Kumanovë më 2 dhe 3 qershor.

Në këtë turne, Kosova do të marrë pjesë me tre boksierë seniorë dhe me dy të rinj.

Seniorë do të jenë: Gentrit Gashi (60kg), Shpëtim Bajoku (67kg) dhe Patriot Behrami (71kg).

E tek juniorët, Kosovën do ta përfaqësojnë: Benjamin Deva (48kg) dhe Sali Hajdaraj (60kg).

Ekipin kombëtar do ta udhëheqin selektori Besim Brahimi dhe trajneri Mehmet Haxhani.

“Këto gara janë të mirëseardhura për boksierët Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami para garave kualifikuese evropiane për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, që do të organizohen në Krakow të Polonisë në muajin e ardhshëm”, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

Të ngjashme