Kosova me ujë të ndotur dhe me sasi të pamjaftueshme të tij

Prishtinë | 22 Mar 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Në ditën botërore të ujit, Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) vlerëson se Kosova ka sasi të pamjaftueshme të ujit, veçanërisht atij të pijshëm, si dhe ndotje nga shkarkimi i ujërave të patrajtuara dhe hudhjes se mbeturinave.

Prandaj QPA ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë ujin në mënyrë sa më të arsyeshme, sidomos në sezonën e pranverës dhe verës kur nevojat për ujë të pijshëm janë më mëdha. Ndërkaq nga autoritetet shtetërore ka kërkuar që monitorimi i cilësisë së ujit të pijshëm të bëhet edhe tek konsumatori e jo vetëm në pishina.

“Të dhënat nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) thonë se 1.6 milion banorë marrin shërbimet e ujësjellësit ndërsa pjesa tjeter e banorëve, kryesisht në zonat rurale kanë ujësjellës të veçantë apo sisteme individuale, të cilat nuk menaxhohen nga ofruesit e shërbimeve.

Megjithëse Ujesjellësi Rajonal i Prishtinës ka dy laboratorë të cilët bëjnë analizatkimike dhe bakteriologjike të ujit, një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e pijnë këtë ujë për shkak të dyshimit për cilësinë e tij. Një nga dyshimet është edhe vjetërsia e një pjese të gypave nga të cilët bëhet furnizimi me ujë”, thuhet në komunikatë.

“Ndotjes së ujit po i kontribuojnë edhe kanalizimet, shkarkimet e patrajtuara, mbeturinat e rrezikshme minerare, si dhe deponitë industriale. Prandaj QPA edhe një herë thekson rëndësinë e trajtimit sa më të shpejtë të mbeturinave dhe kanalizimeve apo ujërave të patrajtuara, me qëllim të përmirësimit të gjendjes ekzistuese”.

Të ngjashme