Në takimin14 të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë që po mbahet në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës- Sarajevë, në të cilin Kosova mori Presidencën për vitin 2017.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci pas marrjes së presidencës nga homologu i tij nga Bosnja dhe Hercegovina prezantoi prioritet e propozuara nga Kosova për vitin e ardhshëm që do të jenë njëkohësisht edhe prioritet e këtij komuniteti.
Sipas tij, këto priorite janë në linjë me obligimet kontraktuale që Kosova ka në kuadër të Komunitetit të Energjisë si dhe janë të bazuara nga konkluzionet e agjendës së Parisit, me fokus të kapitulli i zhvillimit të qëndrueshëm; efiçiencë të energjisë, burime të ripërtëritshme dhe ambient.
Gjithashtu, gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdohet me procesin e reformave në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet liberalizimit dhe integrimin në tregun rajonal.
Një nga të arriturat shumë të rëndësishme sa i përket Kosovës në këtë takim është miratimi njëzëri i aneksit 8 i cili dëshmon për interferimin e Serbisë dhe krijimin e barrierave në operim të KOSTT, parim ky që bie ndesh me përgjegjësitë kontraktuale ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Ky është edhe një hap që e dëshmon se Serbia duhet të tërhiqet nga interferimi në operim dhe të hyrat e KOSTT, po ashtu shtron nevojën që KOSTT sa më parë të njihet si zonë rregulluese e pavarur në kuadër të ENTSO-I.
Në kuadër të takimit të 14-të, Gjeorgjia u anëtarësua me të drejta të plota në Komunitetin e Energjisë dhe kjo tregon se komuniteti është një nga partnerët më strategjikë për sektorin e energjisë.
Për fund Ministri Stavileci uroi që ky vit të jetë një vit i suksesshëm dhe realizimit të prioriteteve. Ai po ashtu ftoi homologët e tij për pjesëmarrje në takimin e radhës, i cili do të mbahet në Prishtinë në fund të vitit të ardhshëm.