Kosova mund ta humbas edhe një tren, si pasojë e egos dhe agjendës së Kurtit

Prishtinë | 02 Shk 2023 | 20:44 | Nga Dardan Islami

Kurti si një majtist në dy dekadat e fundit ishte në ndikim të narracionit “fake” se “SHBA-ja po dobësohet dhe se Rusia po forcohet”.

Kur po pyetej per raportet e çuditshme me SHBA-te, ai gjithmonë po i minimizonte ato duke treguar anekdota, dhe përdorte një ton të zerit poshtërues, duke e sjellë diskursin në nivel të odave.

Si pasojë e këtij lloj komunikimit me SHBA-në, porosia qe ai po i dërgonte votuesve apo siç i quajnë ne VV, “analfabetëve funksionalë” ishte se ne jemi sovranist dhe nuk i perfillim aleatëët, duke ushqyet keshtu sentimentin antiamerikan qe po financohej nga të katër anët për ta manipuluar opinionin.

Atij po i konvenonte kjo fryme majtiste populliste qe po frynte ne Evrope, ku me vone u deshmua se agjentet rus ishin infiltruar thelle duke finacuar parti te majta, por edhe te se djathtes ekstreme.
Personalisht se kam degjuar asnjeher qe ta kete permend rusin apo Putinin deri para 6 muje, ai nuk e fajsonte asnjeher Kremlinin per paralizimin e shtetit te Kosoves, ai fajsonte vazhdimisht perendimin, qeverine, nderkaq lideret e UÇK-se i kishte specialitet.

Sikur e gjithe bota edhe Kurti ishte i bindur se Putini do ta fitoj shpejt kete lufte ne Ukraine, dhe se fuqia e perendimit do te zbehej, siq ishte rasti i invazionit ne Krime me 2014, ku ata u gjeten te krejtsisht te pavendosur, para nje aktit te kryer. Ky narracion e solli Kurtin ne qorrsokak, sepse perendimi megjithate doli te tregohet unik dhe i fuqishem, deri sa skenari rus deshtoi plotesisht.
Keto dite verejm se si presidenti i Hungaris Orban dhe ai i Kroacis por edhe ai i Tyrkies, jane aktivizuar qe ta perçajn unitetin e BE dhe NATO, narracion ky qe po vazhdon nga popullistet anti perendimor.

Kurti nuk i lujti letrat gabimisht vetem nje njeher, ai besonte shume edhe se Serbia nuk do te ndahet nga Putini, duke shpresuar ne nje autogol te kundershtarit, por tash per tash rrethanat e krijuara ne 3 muajt e fundit, po na tregojn ndryshe!

Ne politikë gabimi është legjitim, por nese Kurti vazhdon e bëhet penges i proceseve, e shpesh here edhe duke i demtuar ato dhe asnjeher duke mos marr pergjegjsi, atehere Kosova mund ta humbas edhe nje tren, si pasoj jo vetem e egos por edhe agjendes se tij.

SHBA-te ka kohe qe nuk i besojn Kurtit, pikerisht per arsyjet e lartpermendura.

Albin nderroje kursin sa nuk eshte ba vone!
Personalisht i uroj suksese, por mbetem skeptik!

Të ngjashme