Zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës, Milan Radojevic ka pohuar se Kosova ka ndaluar hyrjen e automjeteve me tabela të Bosnje-Hercegovinë.
“Bazuar në kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, duke marrë parasysh se autoritetet boshnjake nuk po lejojnë hyrjen e automjeteve me tabela të Kosovës, policia kosovare ka marrë udhëzime prej MPB-së që tua ndalojë hyrjen automjeteve me tabela të Bosnjës”, tha Radojeviç për Tanjug.
Ai shtoi se vendimi do të jetë në fuqi deri në një marrëveshje reciproke me autoritetet e Bosnje-Hercegovinë.
Për shkak të ndalimit të hyrjes së këtyre automjeteve, në pikën kufitare të Merdares është krijuar autokolonë. Sipas njoftimit, dhjetëra familje janë detyruar të kthehen pas në pikën kufitare të Merdares.