Kosova ngjet disa vende për lehtësi të të bërit biznes

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 19:36 | Nga

Kosova në listën e sapo publikuar të “Doing Business 2017” të Bankës Botërore ka shënuar progres, duke u ngjitur nga vendi 66 në vendin e 60 dhe ndodhet në mesin e vendeve që kanë arritur më së shumti përparime.

Në raportin e sivjetmë të listës “Doing Business 2017”, respektivisht të raportit të Bankës Botëror për lehtësimin e hapjes së biznesit, Kosova është renditur e 13-ta në botë, nga gjithsej 189 vende të renditura.

Në rajonin tonë, Shqipëria ka arritur më së shumti pikë, duke kapërcyer 32 vende në krahasim me vitin e kaluar. Shqipëria aktualisht renditet e 58-ta në botë.

Serbia është përmirësuar për shtatë vende dhe tash zë pozitën e 47-të, derisa Maqedonia është e 10-ta në renditjen e përgjithshme botërore, duke shënuar kështu moment historik për këtë shtet fqinj.

Kroacia gjendet në pozitën e 43-të, Mali i Zi zë vendin e 51-të, derisa Bosnja dhe Hercegovina gjendet e fundit në rajon, duke u renditur në pozitën e 81-të.

Sa i përket Kosovës, kjo është renditja më e lartë që nga viti 2012, atëherë kur për herë të parë u fut në listën e Bankës Botërore për të bërit biznes. Aso kohe, Kosova ishte në vendin 126-të, derisa tash renditet në vendin e 60-të.

Në këtë renditje, Kosova ka lënë pas Greqinë, Turqinë, Maltën, Kinën, etj.

Listës i prinë Zelanda e Re, e ndjekur nga Singapori, Danimarka, Hong Kongu, Korea e Jugut, Norvegjia, Britania e Madhe, SHBA-të, Suedia dhe Maqedonia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme