Seria e fitoreve në miqësore ka vazhduar t’i sjellë sukses Kosovës në ranglistën e FIFA-s.
Pas fitores 3 me 0 në miqësoren ndaj Shqipërisë, Kosova është ngjitur për 11 pozita në ranglistën e shtëpisë së futbollit për muajin qershor.
“Dardanët” tani gjenden në pozitën e 141 derisa kundërshtarët e tyre të fundit, “Kuqezinjtë” e Shqipërisë kanë rënë për dy pozita dhe tani pozicionohen në vendin e 58.
Pas humbjes nga Kosova, Shqipëria u mposht edhe nga Ukraina me rezultat 4 me 1.