Kosovës i është mundësuar pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian (BE), pasi Këshilli për Punë të Jashtme i BE-së ka miratuar Marrëveshjen Kornizë për këtë çështje ditë më parë. Marrëveshja e nënshkruar në dhjetorin e vitit të kaluar do të hy në fillim të viti 2018.
Kërkesat e institucioneve për t’ju mundësuar qasja në këto programe janë të kamotshme, duke filluar zyrtarisht që nga viti 2009 kur Komisioni Evropian (KE), e ka rekomanduar për herë të parë.
Por Qeveria e Kosovës në vitin e parë pas hyrje në fuqi, ka paraparë që nga 17 programe të marrë pjesë vetëm në katër prej tyre: Erasmus +, COSME , Evropa për Qytetarë dhe Evropa Kreative.
Pjesëmarrjen në vetëm katër programe po e arsyeton Mimoza Ahmetaj, ministre në largim e Integrimeve Evropiane.
Ahmetaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Kosova ende nuk është në gjendej që t’i absorboj këto fonde, ngase ende është në startin e krijimit të institucioneve.
Këto fonde do të riburësohen nga fondet e Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) të vitit 2017, e ka mundësi për aplikime edhe në programe tjera për katër programeve të përzgjedhura nga Qeveria.
“Kosova në këtë stad që është ka vendosur që nga 17 programe të Bashkimit Evropianë të marrë pjesë vetëm në katër programe, e cila është Erasmus+, e cila është një program i arsimit shkencës dhe të rinjve, është programi tjetër COSMER i cili ka të bëjë me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kemi vendosur që të marrim pjesë vetëm në këto programe pasi që Kosova është ende në fillim të startit, ne ende nuk i kemi të krijuara të gjitha institucionet, ende nuk jemi në gjendje që t’i apsorbojm këto fonde. Presim qe që nga viti i ardhshëm të funksionalizohet marrëveshja e tillë kurse ne kemi filluar përgatitjet me institucionet brenda BE-së”, ka bërë të ditur Ahmetaj.
“Fonde të tilla do të rimburësohen nga IPA fondet e vitit 2017 dhe pastaj për Kosovën do të jetë mundësi e hapur në qoftë se ne kemi interesim, ministritë e caktuara, institucionet e caktuara kanë mundësi të aplikojnë edhe në programe të tjera, kjo nuk na limiton neve vetëm në katër programe”, sqaroi ajo, raporton EO.
Ahmetaj ka sqaruar se aplikuesit për këto fonde nga Kosova janë të barabartë me të tjerët, vetëm se projektet duhet të jenë inovative dhe konkurrente.
“Secili program brenda BE-së e ka koston e vet buxhetore dhe mundësitë të cilat ofrohen. Të gjithë do të kenë të drejtë të kenë qasje të barabartë brenda fondeve të tilla. Ajo që kërkohet është të jenë konkurrent të jenë inovative dhe të tregojnë arsyet pse fond të tilla mund të përfitohen nga mekanizma të caktuar brenda Kosovës. Kosova obligohet të paguajë të them një biletë hyrëse brenda programeve të tilla”, ka thënë ajo.
Ahmetaj ka folur edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). E para e integrimeve evropiane është optimiste që Strategjia Kombëtare për zbatimin e MSA-së do të zbatohet në tersi.
“…në tremujorin e parë kur është bërë vlerësimi ne jemi të kënaqur me implementimin e saj tani jemi duke e bërë vlerësimin për tre mujorin e dytë se ligjërisht si e tillë parashihet vlerësimi çdo tre muaj se ku jemi me implementimin e marrëveshjes. Po i presim analizat dhe të dalat e fundit. Jam shumë optimiste, ashtu siç e kemi paraparë deri në fund të vitit që ne do të jemi në harmoni me implementimin e kësaj marrëveshje”, u shpreh Ahmetaj.
MSA është marrëveshja e parë kontraktuake ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Brenda një viti të zbatimit të marrëveshjes, të hyrat doganore kanë shënuar rënie prej më shumë se 21 milionë euro, derisa në vitin e dytë të hyra parashihet të ulen deri në 30 milionë euro.
Ndonëse me zbatimin e MSA-së, KE, nëpërmjet fondeve IPA-së, ka paraparë që deri në vitin 2020 do t’i investojë në Kosovë mbi 600 milionë euro, raporton EO.