Kosova pёrfaqёsohet nё panairin e turizmit nё Stamboll

Prishtinë | 26 Jan 2017 | 16:56 | Nga

Kosova po merr pjesё nё panairin ndёrkombёtar tё turizimit EMITT i cili po mbahet nё Stamboll tё Turqisё nga data 26 deri me 29 janar. Ky panair ёshtё njёri ndёr 5 panairet mё tё mёdha nё botё sa i pёrket numrit tё vizitorёve tё interesuar nё fushёn e turizmit. Nё kёtё panair marrin pjesё mbi 5000 kompani dhe institucione nga 80 vende.

Nga Kosova marrin pjesё bizneset qё veprojnё nё sektorin e turizmit nё Kosovё dhe rajon. Kёtё herё vendnodhja e Kosovёs gjendet nё qendёr tё panairit, pranё Ministrisё sё Kulturёs dhe Turizmit tё Turqisё dhe pranё vendeve tё njohura ndёrkombёtarisht nё kёtё sektor siq janё India, Tajlanda etj. Gjatё hapjes sё panairit, shtandin e Kosovёs e vizitoi Ministri i Kulturёs dhe Turizmit tё Turqisё Z. Nabi Avci.

Pёrpos kompanive Turke, interesim kanё shfaqur edhe kompani dhe institucione tё ndryshme ndёrkombёtare. Gjatё dy ditёve tё para panairi do tё jetё i hapur pёr pёrfaqёsuesit e bizneseve simotra kurse gjatё dy ditёve pasues pёr palёt e interesuara pёr tё udhёtuar apo pёr ti kaluar pushimet nё Kosovё, ku kjo ngjarje do tё jetё njё mundёsi shumё e mirё pёr t’i promovuar destinacionet mё tё bukura tё Kosovёs.

Organizimi i pjesёmarrjes nga Kosova udhёhiqet nga Shoqata e Turizmit Alternativ tё Kosovёs SHTAK, e mbёshtetur nga Swisscontact, projekti PPSE si dhe nga komuniteti i biznesit tё Kosovёs qё ёshtё pjesёmarrёs nё kёtё panair.

20170126_140632 20170126_140037

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme