Me ndeshjet ndaj dy prej përfaqësueseve më të forta në Evropë, Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për femra u jep fund kualifikimeve për Evropianin që këtë vit mbahet në Francë.
Kosova më 30 maj në Ferizaj përballet me Hungarinë, ndërsa më 2 qershor luan ndaj Holandës në Almere, shkruan Koha Ditore.
Kosova i ka humbur katër ndeshjet e para dhe nuk ka gjasa t’i ikë pozitës së fundit (4) në grupin e shtatë eliminator.
Është mposhtur nga Hungaria në udhëtim, nga Holanda në shtëpi dhe nga Bjellorusia në udhëtim e në shtëpi.
Në grup prijnë Holanda e Hungaria me nga gjashtë pikë, ndërsa Bjellorusia i ka katër pikë. Dy të parat shkojnë në evropian, ndërsa gjasa për kualifikim ka edhe nga pozita e tretë.