Kosova pjesë e Kampionatit të Pingpongut në Dusseldorf

Prishtinë | 27 Maj 2017 | 16:31 | Nga

Në Dusseldorf të Gjermanisë nga data 29 maj – 05 qershor 2017, Organizohet Kampionati Individual në Pingpong Liebherr 2017 World Table Tennis Championships. Me 630 lojtarë nga 106 shtete, kampionati në Duseldors do të jetë njëra nga ngjarjet sportive në fushë të brendshme më e madhja për vitin 2017.

Edhe Kosova është njëra nder shtet pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe të sportittë pingpongut, e cila do të prezantohet me 4 lojtarë, 2 femra dhe 2 meshkuj. Në konkurrencën e Femrave, Kosova përfaqësohet nga Iliriana Haliti dhe Nehare Janjeva të udhëhequra nga trajnerja Besire Domaniku. Ndërsa në Konkurrencën e Meshkujve nga Rrahman Ademaj dhe Milot Makolli te udhëhequr nga përzgjedhësi Besart Domaniku.

Përveç garave, në këtë ngjarje botërore sportive, do te organizohen edhe shume takime vjetore te organizatave sportive te te gjitha niveleve dhe ne te gjitha sferat, nder to duhet theksuar, Kongresin e ITTF-se (AGM) ku do të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme të ITTF-it, Kongresin e jashtëzakonshëm te ETTU-se dhe Kongresin eUnionit Mediteran. Përfaqësues i FPPK-se në këto takime do të jetë Nehat Çitaku, Kryetar i FPPK-se.

Ky aktivitet do të mbulohet nga 600 medie të akredituara anekënd botës, ku janë paraparë shumë risi për përcjellje sa më të mirë të këtij aktiviteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme