Në listën e Transparency Internacional, Kosova është renditur në vendin e 101 me gjithsej 36 pikë.
Kështu deklaroi Vilson Haxholli nga KDI, i cili u shpreh se këto rezultate janë alarmante dhe shqetësuese për Republikën e Kosovës që po dështojnë ta luftojnë korrupsionin
“Më shumë është mungesë e vullnetit të institucioneve. Kosova është në vendin e 101 bashkë me Bosnjën e Tajlandën. Ndërsa sa i përket rajonit, Kosova qëndron pak më mirë se Shqipëria”, transmeton Klan Kosova.
“Që nga viti 2010 Kosova është pjesë e këtij vlerësimi. Në fillim ka qenë e ranguar edhe më poshtë, por që nga viti 2012 ka pas pak përmirësim, megjithatë në dy vitet e fundit ka shënuar regres në luftën kundër korrupsionit”.
“Në këtë listë e para është renditur Danimarka”.
“Si KDI i kemi renditur disa çështje kryesore për ta luftuar korrupsionin”.
“E para është gjyqësori, pra pavarësia e tij. Problematikë tjetër e kemi identifikimin dhe ndalimin e nepotizmit, të mos bëhet punësimi në baza partiake, dhe e treta është transparenca në prokurim publik, meqenëse jemi ende në terr informativ sa i përket kontratave, si p.sh. ajo për autostradën Arbën Xhaferi e të tjera, të cilët ende nuk kemi arritur t’i shohim”, u shprej Haxholli.