Kosova prezantohet në konferencën globale në Washington

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 16:20 | Nga

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë në konferencën parlamentare globale të organizuar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe zv/shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Salih Morina ka postuar disa fotografi në ‘Facebook’, nga kjo konferencë.

Bashkë me Morinën, Kuvendin e Kosovës po e përfaqësojnë edhe deputetët: Arben Gashi, Xhevahire Izmaku, Safete Hadërgjonaj, Doruntina Maloku dhe Fisnik Ismaili.

“Sot në Konferencën Parlamentare Globale, organizuar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, pjesëmarrës deputet mbi 80 shtete që janë anëtarë të BB dhe FMN”, ka shkruar Morina në ‘Facebook’.(Indeksonline)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme