Kosova prin me medalje në Tunizi

Prishtinë | 20 Jan 2018 | 14:45 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës në xhudo prin me medalje në Grand Prix-in që po mbahet në Tunizi, vend i cili nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Të premten Nora Gjakova siguroi medaljen e Artë në kategorinë deri në 57 kilogramë ndërsa Distria Krasniqi përfundoi turneun duke u stolisur me medaljen e Argjendtë.

Sot Akil Gjakova ka vazhduar rrugëtimin drejt medaljes së Artë pasi gjendet në finale për kategorinë deri në 57 kilogramë dhe e ka të garantuar medaljen e Argjendtë.

Deri më tani Kosova ka dy medalje, një të Artë dhe një të Argjendtë, ndërsa është rrugës edhe për medaljen e dytë të Artë.

 

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme