Kosova po bën përpjekje për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës (KiE), transmeton Koha.net. Këtë javë, kanë shfaqur frikën medie të Beogradit, pritet një valë e re presioni në Strasbourg për këtë qëllim.
Sipas gazetës së Beogradit “veçernje novosti”, Kosova do të bëjë përpjekje që gjatë seancës plenare dimërore të Këshillit të Evropës që të lobojë për anëtarësim në këtë institucion të integruara evropian.
“Duan të zënë vendin e rëndësishëm në sallën plenare që të mund të flasin. Çdo gjë po lëviz rreth kësaj. Ne, deri më tash, ia kemi dalë që ta pengojmë këtë dhe ta heqim nga rendi i ditës. Çfarëdo vendimi që të merret, do të ishte ndryshim i pozicionit të Këshillit të Evropës rreth statusit neutral dhe këtë gjithsesi do ta kritikojmë e do ta kontestojmë”, ka thënë këtë gazetë shefja e delegacionit serb në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviq.
Lidhur me këtë Gjuroviq të martën do të ketë takim me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Pedro Agramunto.
Në dhjetor, përkujton gazeta, ishte hequr nga rendi i ditës propozimi që përfaqësuesve të Kosovës t’iu lejohej pjesëmarrja në sallën plenare.