Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit ushtarak

Prishtinë | 18 Mar 2025 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruajnë një deklaratë trepalëshe për forcimin e bashkëpunimit ushtarak, raporton Ekonomia Online.

Në Tiranë, ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nënshkruan një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet tri shteteve.

Ministri Maqedoni ka thënë se ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon.

“Synimi i bashkëpunimit nuk do të jetë kërcënimi i askujt, mirëpo është mesazh për ata që guxojnë te kërcënojnë sigurinë paqen dhe stabilitetin ne Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve përmes zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse, industrisë së mbrojtjes dhe shkëmbimit të njohurive.

Ai shtoi se pas 35 vitesh si anëtare e NATO-s dhe BE-së, Kroacia është e gatshme të ndajë përvojat dhe njohuritë me aleatët e saj.

Ky bashkëpunim synon përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Europës Juglindore, duke kontribuar në një rajon më të qëndrueshëm.

Të ngjashme