Për pushtimin e majës më të lartë botërore, Mount Everest, nuk mjaftojnë veç guximi e stërvitjet fizike. Është mision që shumë njerëzve u ka kushtuar me jetë, andaj elementi bazik për të marrë këtë rrugë është përgatitja psikike për t’u përballur me rrezikun dhe për ta tejkaluar atë.
Për një sfidë të tillë janë bërë gati edhe alpinistët nga Kosova, shkruan sot “Koha Ditore”. Bëhet fjalë për ekspeditën e Klubit Alpin Prishtina që do të tentojë pushtimin e kësaj maje që ka një lartësi mbidetare prej 8.845 metrave.
Kjo ekspeditë do të jetë e para që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës që është i vetmi në Evropë që nuk e ka pushtuar Mount Everestin. Po ashtu, ky tentim për të pushtuar majën më të lartë në botë po bëhet edhe në nderim të veprës së Nënës Terezë.
Ekspedita do të përbëhet nga katër anëtarë plus një tjetër, i cili do të jetë rezervë, por do të përgatitet sikurse të jetë pjesë e ekspeditës që do të tentojë pushtimin e Mount Everestit…(Gazeta Fjala).