Kosova do të ketë auditorë për tregun evropian

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 13:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Financave (MF), ka organizuar konferencë për medie, me rastin e akreditimit të Programit Kombëtar për Trajnim dhe Certifikim të Auditorëve të Brendshëm në Sektorin Publik, nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Ministri i Financave (MF), Avdullah Hoti, ka deklaruar së programit Kombëtar për Trajnim dhe Certifikim të Auditorëve të Brendshëm në Sektorin Publik, parasheh trajnimin dhe certifikimin e zyrtarëve që janë të interesuar të marrin pjesë në këtë program.

“Programi është zhvilluar në 5 module. Numri i pjesëmarrësve është 127 që do t’i nënshtrohen këtij trajnimi. Trajnimet do të kryhen nga 12 trajner. Ne kemi aprovuar dhe udhëzimin administrativ, ky trajnim do të fillojë me 5 shtator dhe është shumë i rëndësishëm për ne pasi kemi mungesë të auditorëve të brendshëm”, ka theksuar Hoti.

Ai shpjegoi se ky program parasheh trajnimin dhe certifikimin e auditorëve të brendshëm në sektorin publik, si të zyrtarëve që janë të punësuar në sektorin publik dhe të tjerëve që janë të interesuar të marrin pjesë në këtë program.

“Programi është i ndarë në dy pjesë; Atë teorike ku parashihen ligjërata dhe ushtrime që zgjatin rreth 25 ditë dhe pjesa praktike ku zhvillohen auditime në terren të cilat zgjasin rreth dy muaj”, tha Hoti.

Ndërsa Teuta Danuza, drejtoreshë e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, ka deklaruar se synimi i tyre, është që të rinjtë të pajisen me njohuritë në përputhje me drejtimin të cilin kualifikohen dhe të krijohet një fuqi punëtore edhe për tregun Evropian.

“Pra, vula e akreditimit është një garantues e cilësisë, duke siguruar se përmbajtja e trajnimeve të auditorit të brendshëm është në përputhje me kriteret dhe standardet cilësore dhe standarde evropiane”, tha ajo.

U bë e ditur se në këtë program kanë aplikuar 65 kandidatë të cilët i janë nënshtruar testit profesional të cilët kanë arritur ta kalojnë vetëm 41 kandidatë.

avdullah hoti - auditimi

auditimi

 

 

Të ngjashme