Kosova U19 pëson disfatë në momentet e fundit nga Ukraina

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Kosova U19 ka pësuar humbje në ballafaqim me kombëtaren U19 të Ukrainës, me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e parë të Grupit të 3-të të Maind Round, e vlefshme për Evropianin 2023.

Disfata erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes kur Yamoliuk shënoi në porten e “Dardanëve”.

Në fakt pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola ani pse të dy kombëtaret kishin gjysmëraste për të ndeshkuar njëra tjetrën.

E pjesa e dytë nisi furishëm nga të dyja palët, ukrainasit u treguan më të rrezikshëm, por “Dardanët” u treguan të fortë deri në sekondat e fundit.

Kosova U19 të dielën, takohen me Suedinë nga ora 18:30.

Të ngjashme