Kosova vs Kroacia, arrihet marrëveshja për ta zhvilluar një ndeshje miqësore

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Kroacisë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore, dikur në të ardhmen, mes dy ekipeve kombëtare.

Detajet e një ndeshjeje të tillë nuk janë bërë ende e ditur, por në deklaratën e lëshuar nga Federata e Futbollit e Kosovës është bërë e ditur se detajet do të zbulohen në të ardhmen e afërt.

Deklarata e plotë e FFK-së:

Gjatë qëndrimit të djeshëm në Kosovë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, gjatë tërë kohës është shoqëruar nga ish-futbollisti ynë i mirënjohur, tani ndihmëstrajner i Kombëtares A, Muharrem Sahiti.

Përveç se evokuan kujtimet e ligës dhe futbollit të atëhershëm, kur ata ishin yje në klubet e tyre, ata, biseduan edhe për punën dhe rezultatet e të dyja kombëtareve në vitet e fundit, teksa u dakorduan edhe për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në një kohë të përshtatshme për të dyja kombëtaret, për datën e të cilës do të vendosin në të ardhmen e afërt të dy presidentët e federatave.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme