Qytetaret kosovarët i janë drejtuar sërish kufirit shqiptar për të kaluar këtu fundjavën, kjo edhe për shkak të mos aplikimit të tarifës në Rrugën e Kombit.
Edhe këtë fundjavë në doganën e Morinës pati fluks dhe sipas policisë, numri më i lartë i hyrjeve shënohet gjatë orëve të para të mëngjesit, kur qindra persona me automjete të vogla dhe autobusë hyjnë në Shqipëri, me destinacion qytetet e tyre të preferuar, përcjell tch.
Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, kaluan përmes doganës mbi 700 automjete. Dogana e Morinës po punon me kapacitet të plotë, me 5 sportele në dispozicion të qytetarëve. Ky fluks ka shkaktuar edhe një trafik disi të ngarkuar në segmentin Morinë-Kukës-Tuneli i Kalimashit, ku policia rrugore po monitoron situatën.