Dita e parë e muajit gusht ka regjistruar një fluks të lartë të automjeteve në dogana që lejojnë hyrjen në Shqipëri.
Vetëm mëngjesin e sotëm, nga ora 3 deri më 8:30, përmes Vërmicës në Shqipëri kanë hyrë 19 146 shtetas të Kosovës, njofton ATSh.
Sipas të dhënave nga policia kufitare në të gjitha pikat kufitare ka radhë të gjata automjetesh që presin të hynë në territorin shqiptar.
Një fluks i lartë hyrjesh, sipas burimeve nga Policia Kufitare, është shënuar në doganën e Morinës ku prej orës 3 të mëngjesit deri në orën 8:30 kanë hyrë në Shqipëri 19 146 shtetas të Kosovës.