Kosovarët që kanë mbetur në Gjermani me viza të skaduara, mund të qëndrojnë deri më 30 qershor

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë njoftim për shtetasit kosovarë të cilët po qëndrojnë në atje me viza schengen të skaduara.

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo ambasadë ka njoftuar se të njëjtit do të mund të qëndrojnë në Gjermani deri më 30 qershor.

Sipas ambasadës, kjo është vendosur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, transmeton KOHA.

“Me vendim të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë nënshkruar nga Ministri Seehofer, të gjithë shtetasit e huaj që janë në Gjermani me vizë Schengen- dhe kjo u ka skaduar – kanë të drejtë të qëndrojnë në deri me datën 30 Qershor 2020. Vendimi vlen edhe për shtetasit e Republikës së Kosovës që janë në këtë shtet”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme