Kosovarët vazhdojnë ta festojnë “gabimisht” Halloween-in

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Halloween që në Kosovë njihet si “Nata e Shtrigave” ka filluar të marrë përmasa të mëdha , është festa më popullore në Shtetet e Bashkuara, pas Krishtlindjes.

“Halloween” është nata mes 31 tetorit dhe 1 nëntorit që festohet kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që kohëve të fundit ka filluar të përhapet me të madhe edhe në Evropë, prej nga e ka edhe burimin.

Tashmë kjo festë më tepër përngjan me karnevalet se sa me zakonet e mëhershme. Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në ShBA. Por arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve.

Kosova vetëm në vitet e fundit ka nisur që ta festojë këtë lloj feste nëse mund ta quajmë, në vendin tonë festa fillon vetëm më 31 Tetor kurse në shtete e tjera të botës ajo vetëm sa ka filluar duke festuar, duke u maskuar më veshje interesante.

“Halloween” është një festë e veçantë për fëmijët, sepse veshin kostumet e karaktereve të tyre të preferuar, përveç kësaj ata dalin në lagjet e tyre për të mbledhur ëmbëlsira. Ideja e gjithë kësaj është se nëse pronari i shtëpisë ju jep një ëmbëlsirë ata do të tregojnë një shaka për ta, po ashtu mundohen që në shumë mënyra që të bëjnë gjeste pothuajse magjike.

Sa i përket Kosovës e sidomos kryeqyteti Prishtinës, kjo natë festohet vetëm më 31 Tetor dhe për dallim më shtetet e tjera, Mirëpo, për dallim nga vendet tjera ku kjo festë shënohet, në vendin tonë keqpërdoret në disa raste. Fëmijët e pakujdesshëm dhe ata që nuk shoqërohen me prind gjatë kësaj nate, hedhin veze në drejtim të veturave, njerëzve, lokaleve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme