Kosovari i djegur në veturën e gjetur në Shqipëri ishte zhdukur nga 29 prilli

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 18:54 | Nga

Vetura me targë të Kosovës 02 960 SN hyri në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës më 29 prill. Sot, më 5 maj, automjeti u gjet i shkrumbuar mes barishteve në një tokë, në fshatin Derven të Fushë-Krujës, rreth 250 metra larg rrugës kryesore të automjeteve.

Brenda saj u gjet i karbonizuar një trup i pajetë njeriu.

Policia e ka të pamundur të identifikojë se për kë bëhet fjalë, madje është i padallueshëm nëse trupi i përket një femre apo një mashkulli, për shkak se është shkrumbuar totalisht.

Disa mediet shkruajnë se viktima është Xhafer Osmani nga Vushtrria i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 29 prilli, data kur edhe ka hyrë në territorin e Shqipërisë.

Ai udhëtoi për në Shqipëri me veturën e tipit Volkswagen Touran.

Të ngjashme