Kosovari i dënuar në Norvegji kapet në Morinë

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 11:07 | Nga

Policia e Morinës ka arrestuar një shtetas kosovar i dënuar për trafik narkotikësh me 10 vite në Norvegji.

Istref Tahirukaj, 49 vjeç nga Deçani i Kosovës, gjatë përpunimit të dokumentacionit në Morinë rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze, transmeton topchannel.

“Gjykata e Borgating Norvegji, me vendim Nr.03-01299M/03, më datë 12.12.2003, e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale në fushën e narkotikëve. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës”, bën të ditur policia e Kukësit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme