Lirim Robelli 17 vjeçar nga Gjilani është ndaluar nga Policia e Kosovës, i cili ishte nisur për të shkuar në Siri.
Robellit i është ndërprerë rruga në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku edhe u arrestua nga Policia e Kosovës.
Më shqetësues se tentimi i tij për të shkuar në Siri, është fakti se si i mituri arriti të pajiset me pasaportë dhe letërnjoftim origjinal, por me identitet të falsifikuar.
Në letërnjoftim, Lirimi nuk e ka mbiemrin Robelli por Rexhepi.
Babai i Lirimit, ka thënë se pasaporta dhe letërnjoftimi i Lirimit i është lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjilanit.
Ndonëse i mitur, Gjykata urdhëroi që ai të vuante dënimin në institucionin edukativo-korrektues.
Por, babai i tij thotë se vendimi i Gjykatës nuk po zbatohet, për shkak se djali i tij po vuan dënimin në burgun e Lipjanit, bashkë me të tjerët që kanë kryer krime të rënda.