Kosovari paraqet rrezik për Italinë – dëbohet nga atje

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Italisë, Matteo Salvini, ka njoftuar sot, se ka nënshkruar dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s.

Siç thuhet në njoftimin e tij publik, kosovari ka paraqitur rrezik për sigurinë e këtij vendi.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë.

“Ngjashëm veprojmë edhe ne, kur vlerësojmë që dikush paraqet rrezik për sigurinë tonë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Kosova ka qenë dhe mbetet e përkushtuar në luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit”.

“Për ne, siguria e vendeve partnere paraqet investim në zgjerimin e rrjetit të sigurisë globale, ku vendi ynë kontribuon aktivisht”.

“Ne jemi pjesë e një koalicioni global, ku gëzojmë respekt për përpjekjet, përkushtimin dhe arritjet tona ligjore e institucionale”.

“Kosova e ka dhënë këtë shembull edhe duke treguar se mund t’i trajtoj të përfshirët e drejtpërdrejtë në ish vatrat e përhapjes së luftërave dhe urrejtjes. Këtë do ta bëjmë me durim e drejtësi”.

“Kosova do të bashkëpunojë ngushtë me Italinë dhe të gjitha vendet tjera demokratike, për të luftuar çfarëdo potenciali radikal me rrezik për sigurinë e cilitdo vend”.

“Sot vetëm në partneritet dhe në koordinim, mund të ndjehemi të sigurt si komunitet evropian dhe ndërkombëtar”.

“Autoritetet tona do të merren me rastin, përderisa publiku do të informohet me kohë për epilogun e tij”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme