Kosovari shkon në Shqipëri për ta shitur makinën, i interesuari e merr për ta “provuar”, nuk kthehet

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje as e këndshme as e zakonshme ka ndodhur ditën e djeshme në Fushë-Krujë.

Një shtetas nga Kosova kishte shkuar për ta shitur makinën e tij tip “Audi A6” me vlerë 30.0000 euro në Shqipëri. Shtetasi i Kosovës është takuar me pronarin e një lokali në Fushë-Krujë, ndërsa dhëndri i pronarit ka marrë makinën për ta provuar në orën 08:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

Pasi e ka marrë makinën, ai është zhdukur, ndërsa ende nuk është kthyer.

Dritare.net ka kontaktuar me policinë e Durrësit, të cilët e kanë konfirmuar rastin, pa dhënë shumë detaje.

Shtetasi i Kosovës nga ana tjetër ka bërë kallëzimin në polici.

Të ngjashme